Teksa po mbajnë një konferencë të përbashkët, kryeministri Rama iu referua me pak fjalë presidentit Vuçiç për Kosovë.
“Shqipëria nuk kam qëndruar mendim në lidhjen e Kosovës. Por unë e kam thënë edhe në Beograd që Serbia duhet të njohë Kosovë. Kjo nuk do të thotë që Kosova sot duhet ta anashkalojë këtë proces. Së katërti një pyetje e thjeshtë duhet të ndihmonte të gjithë, tani me mallrat e Kosovës, që rrinë me orë me ditë që të rrinë atje me ditë. Edhe me Kosovën, do të donim të çelnim kufijtë. Nuk është mini shengen, kush e tha këtë fjalën mini, Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakordësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, ku flas për heqje të kufijve të Kosovës, tani të hesht”, u shpreh Rama.
Ndërkohë për mungesën e Thaçit në samitin e Ohrit, Rama u shpreh se Kosova u vetëpërjashtua.
“Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë e jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin ë tavolinë. Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është bënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim( Kosova). Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vetë përjashtohet”, theksoi ai.

