Ndahen çifti i njohur pas dy vitesh romancë!

Aktorja e njohur, Dakota Johnson dhe këngëtari Chris Martin i kanë dhënë fund romancës pas dy vitesh së bashku. Ish-bashkëshorti i Gwyneth Paltrow thuhet të jetë ndarë nga ylli i Fifty Shades of Grey, transmeton Indeksonline.

“Chris dhe Dakota kishin një lidhje të mirë dhe dukeshin të lumtur së bashku. Ata ishin duke bërë plane për fejesë, por tani kanë ndarë rrugët”, tha një burim i afërt me çiftin. Martin dhe Johnson bën publike lidhjen e tyre në nëntor të vitit të kaluar. /real-news.tv/