Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dhënë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vëllait të tij të vogël, Robert Trump në moshën 71-vjeçare.
Robert Trump ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë shëndetësore.
Presidenti i SHBA tha se kujtimet do të mbeten në zemrën e tij përgjithmonë.
“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish.
Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”, tha Trump.
Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri një dedikim për xhaxhanë e tij. “Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”, shkruan Eric.

