Ndaloni së ngrëni në…/Ky është rregulli i artë i dietës së orës

dieta.jpeg

Ndaloni së ngrëni në orët e para të pasdites për të vazhduar pastaj me një ‘agjërim’ deri në mbrëmje: ky është rregulli kryesor i dietës së orës, e cila po bëhet gjithnjë e më e njohur në Evropë.

Kush dëshiron të humbasë peshë mund ta provojë këtë dietë e cila përfshin periudhat e pushimit dhe mund të përballohet vetëm nga ata që kanë përvoja me këto lloj kërkesash dhe mund t’i përmbushin ato pa probleme. Ju këshillohet të provoni dietën e orës për disa ditë për të parë nëse është e përshtatshme për ju, përndryshe është gjithmonë më mirë t’i riktheheni ushqyerjes normale. Më poshtë do të lexoni sekretet e kësaj diete:

“Të hash gjatë ditës për t’u lidhur me ritmet cirkadiane të metabolizmit ndihmon rënien në peshë”, është ky argument kryesor i Universitetit Pennington i cili ka hedhur idenë e dietës së orës. Një studim pilot që ka treguar se ngrënia e të gjitha vakteve brenda pasdites dhe pushimi për pjesën tjetër të ditës përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe stresin oksidativ, edhe kur njerëzit nuk bëjnë ndryshime në atë që hanë.

Për më tepër, ky studim tregoi se ngrënia në fillim të ditës mund të jetë një formë veçanërisht e dobishme e ”agjërimit” të ndërprerë. Sipas programit origjinal, ata që provuan dietën, filluan të hanin mëngjes mes orës 6.30 dhe 8.30 dhe përfundonin së ngrëni për këtë ditë deri në 6 oorë më vonë duke përfunduar darkën rreth orës 15.00. Pastaj një pushim prej 18 orësh i cili mund të ndërpritet nga snack-e të lehta ose lëngje frutash të freskëta.

Vaktet gjatë këtij regjimi ushqimor janë gjithmonë të lehta dhe të shëndetshme. Një shembull menuje mund të përfshijë vezë për mëngjes, një rizoto ose supë në drekën e paradites dhe peshk ose mish të bardhë për darkën e pasdites; pjatat e shëndetshme ndihmojnë këdo që do të humbasë disa kile.

Në dritën e rezultateve të pra premtuese, universiteti pohoi se nevojiten hulumtime të mëtejshme mbi ushqyerjen me ndërprerje dhe oraret e vakteve për të zbuluar se si ndikojnë ato në shëndet dhe për të kuptuar se cilat lloje të qasjeve janë ideale për pjesën më të madhe të njerëzve.

Kushdo që dëshiron mund të provojë këtë dietë të veçantë që parashikon konsumin e të gjitha vakteve të ditës deri pasdite, shoqëruar gjithmonë me aktivitet fizik.

scroll to top