TË FUNDIT

Ndarja e tortës së miliardave të tenderave, ja kush merr ‘copën’ më të madhe (SHIFRAT)

Bëhet ndarja e ‘tortës’ së miliardave të tenderave të fituar në disa sektorë. Newsbomb.al sjell të dhënat e publikuara nga opeprocurement.al, sipas të cilës pjesa më e madhe e tenderave të fituar i përket njësive të qeverisjes vendore (bashkive) dhe sektorit të shëndetësisë.

 Tenderat fitues në bashki janë 21,235, dhe në total kapin vlerën e 108,676,091,318, (lekë, pa TVSH). Pas qeverisjes vendore vëndin e dytë e zënë Prokurimet Publike në Shëndetësi, ku gjithsej në total janë dhënë 5518 tendera.

Sipas të dhënave që disponojmë më poshtë janë renditur shifrat dhe numri i tenderave të fituar për Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prokurimet Publike në Shëndetësi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ndërmarrja Shtetërore, Agjencia e Blerjeve Të Përqendruara, Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në Prokurime Publike Njësi të Qeverisjes Vendore janë shpallur fitues 21,235 tendera me vlerë totale 108,676,091,318, (Lekë, pa TVSH) ndërsa numri i institucioneve tenderuese është 61.

Prokurime Publike në Shëndetësi; Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është 1379, Apartati i Ministrisë së Shëndetësisë ka fituar 661 tendera, Drejtoria e shërbimit Spitalor Korçë ka fituar 646 tendera, Drejtoria e Spitalit Rajonal Gjirokastër ka fituar 547 tendera.

Spitali Universitar i traumës ka fituar 307 tendera, Qendra Spitalore “Xhafer Kongoli” Elbasan ka fituar 481 tendera, Spitali Rajonal Durrës ka fituar 417 tendera, Spitali Rajonal Vlorë ka fituar 391 tendera, Spitali rajonal Shefqet Ndroqi në Tiranë ka fituar 366 tendera, Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier ka fituar 323 tendera. Në total në këtë sektor janë shpallur fitues 5518 tendera.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka fituar 208 tendera nga 246. Vlera totale e shpallur fituese është 41,979,930,792 (Lekë, pa TVSH).

Ndërmarrja Shtetërore ka 3891 tendera fitues me vlerë totale 24,064,093,699 (Lekë, pa TVSH).

Në Agjencinë E Blerjeve Të Përqendruara numri i tenderave të shpallur me fitues është 287 ndërsa vlera totale e shpallur fituese është 3,172,613,604 (Lekë, pa TVSH).

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka 88 tendera me fitues, me vlerë totale të shpallur fituese 22,870,269,127 (Lekë pa TVSH).

Shëndetësi;

88888888.jpg

Qeverisja vendore:

22222.jpg

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

33333.jpg

Ndërmarrja Shtetërore

33333.jpgAgjencia E Blerjeve Të Përqendruara

3434343.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar

444444.jpg

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat