fbpx

Ndërroi jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë, zhvillohen sot homazhet për Besim Zekthin

shuhe.jpg

Ditën e djeshme u nda nga jeta pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë, mjeshtri i valles popullore shqiptare Besim Zekthi. Sot në nga ora 11:00 deri në 12:45 do të zhillohen homazhet në nder të tij, në Muzeun Historik Kombëtar, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit.

Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Gjatë krijimtarisë së tij artisti Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për kontributin e tij të vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Ajo që do të mbahet  mend gjatë nga brezat e ardhshëm është  “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303