fbpx

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Ashpërsohen gjobat për përdorimin e telefonit në makinë, ja sa do gjobiteni nëse do kapeni duke…

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në takimin që pati sot me drejtues të policisë rrugore, në prani të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu deklaroi se masa e trefishimit të gjobës është e domosdoshme.

Nga 5000 lekë propozohet që gjoba të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi i celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit, I pezullohet tre muaj patenta, dhe i hiqen 10 pikë nga leja e qarkullimit.

Ministri foli në takim me drejtuesit e policisë për disa masa që duhet të ashpërsohen nga rrugorët. Kështu, në çdo makinë që ka një fëmijë, duhet të ketë patjetër kolltukun e dedikuar të fëmijës; për mjetet me dy rrota, biçikleta e motora, të merren masat për kontrolle për pajisjet mbrojtëse; të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin makinën kur kanë pirë alkool duke i treguar policisë se duhet të qëndrojë pranë klubeve të natës apo restoranteve, kur ka njerëz.