Ndryshon juria e Këngës Magjike 2019, ja anëtarët

Sapo producenti Ardit Gjebrea lajmëroi çeljen e edicionit “Kënga Magjike 2019”, veçoi si risi këtë vit, veç votës së vetë artistëve, edhe votën e publikut. Disa javë më parë, në një postim në llogarinë e tij, Arditi shkroi:

Këtë vit në #kengamagjike, veç artistëve në netët finale, do të votojë edhe publiku. Këtë vit do të votojë edhe juria e New Artist, vetë juria këtë vit do të ketë ndryshime. Nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët. Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne.”

 

Menjëherë pas këtij lajmërimi, një pjesë e mirë e këngëtarëve kanë nisur të mendojnë për materialet e tyre për Këngën Magjike. Valon Shehu është një prej artistëve që do të rikthehen këtë vit në magjinë e edicionit të 21-të