Negociatat me Shqipërinë, Macron shuan shpresat

French President Emmanuel Macron speacks as he visits Station F startup campus in Paris, on October 9, 2018. (Photo by LUDOVIC MARIN / various sources / AFP) (Photo credit should read LUDOVIC MARIN/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë dalë këtë mbrëmje në një konferencë për shtyp, lidhur me çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Pas takimit, duket se Merkel nuk ka arritur ta bindë Macron për t’i hapur rrugë integrimit të këtyre dy vendeve. Në fjalën e tij, Presidenti Macron ka ripohuar qëndrimin e deritanishëm të Francës zyrtare.

Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit. Ai vuri në dukje edhe faktin se rinia shqiptare emigron gjithnjë e më shpesh në Bashkimin Evropian.

“Rinia shqiptare vjen më së shumti në BE dhe e shohim më së shumti në Francë. Unë do të ndalesha sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e saj. Po e shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, por më duhet të shpjegoj edhe këto gjëra të tjera”, u shpreh Macron.