TË FUNDIT

“Nëse keni simptoma të ankthit…”. Mjeku psikiatër jep këshillat, ç’duhet të bëjmë gjatë vetëizolimit

Mjeku psikiatër Neli Demi, ka zbuluar disa këshilla për gjithë shqiptarët të cilët ndodhen në vetëizolim nga COVID-19.

“Është vështirë të jesh i papërgatitur për një izolim total, një ndërprerje kaq intensive e këtyre rutinave ndikon në perceptimin që kemi për ditën, për veten, për atë që po ndodh. Në këtë rast duhet të mendojmë pasojat pozitive pse po ndodh ky vetëizolim. Në rastin konkret institucionet morën masa për të ndaluar daljet në një kohë që u pa se vullnetarisht nuk po arrihej”,- tha mjeku.

Në kushtet kur lira e lëvizjes është e kufizuar mjeku tha se njerëzit duhet të flasin sa më shumë me njerëzit e afërt me video apo chat. Të gatuajnë mirë, madje të bëjnë edhe yoga. Në rast se dikush ka simptoma të ankthit, duhet t’i drejtohemi mjekut dhe vetëm nën rekomandimin e tyre mund të pimë qetësues.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat