TË FUNDIT

Ngjarja tragjike në Kombinat, përcillen për në banesën e fundit nënë e bijë

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa shpëtoi vajza tjetër e familjes. Ditën e sotme, Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, do të përcillen në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili vrau veten duke u hedhur nga pallati.

Anisa Josifi sipas motrës së saj Blerta, 34 vjeç, kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe se familja po priste ringjalljen e saj, ndërsa nuk dihet ende se prej sa kohësh qëndronte e vdekur e ëma.

Blerta Josifi u gjet në gjendje të rëndë në banesën, ku ndodhshin dhe dy trupave të pajetë. Ajo u dërgua thuajse në gjendje kome në spital për shkak të kequshqyerjes, por mundi të mbijetonte.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat