Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit në Durrës, ku një banesë është djegur dhe si pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar. Burime bëjnë me dije se 75-vjeçarja Dashurie Koci jetonte e vetme në banesën e saj në lagjen numër 9 të qytetit bregdetar.
Koci nuk ka mundur që të dalë në kohë prej banesës, duke gjetur vdekjen. Dyshimet e para janë që e moshuara të ketë harruar cigaren ndezur, që më pas është bërë shkak për shkrumbimin e banesës.

