fbpx

Ngjarje e rëndë/ Djali godet dhe bën për spital babanë, mësohet se…

tal.jpg

Një 37-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia pasi ka dhunuar me sende të forta babain e tij. Siç njofton policia, 37 vjeçari me iniciale O. T., ka ushtruar dhunë fizike ndaj 63 vjeçarit me iniciale V. T.

I moshuari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjet dhe një armë e ftohtë, thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303