fbpx

Ngjarje e rëndë/ Humb jetën një person në Shkodër, doli për të peshkuar por…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Shkodrës, ku një 67-vjeçar me inicialet S.S. i cili kishte dalë për të peshkuar është gjetur pa shenja jeta pak më parë.

Kanë qenë familjarët e tij, ata që kanë njoftuar policinë pasi 67 vjeçari nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte dalë të peshkonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, që sollën në humbjen e jetës së 67-vjeçarit.