Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Vlorën. Mësohet se në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës një makinë ka përplasur rëndë një kalimtare e cila është dërguar me shpejtësi në spital.
Një makinë tip BMV me targa AA 469 SV ka përplasur një kalimtar, i cili duket se kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë i plagosuri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.

