fbpx

Ngjarje e rëndë që në mëngjes, ai po ecte me biçikletë kur papritur….detajet e rënda

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm fshatin Prush në Vaqarr, ku mjeti me drejtues shtetasin me inicialet E.B, ka përplasur një person që po ecte me biçikletë, i cili është ende i paidentifikuar. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:                                                

Më datë 23.10.2020, rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr, mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.