TË FUNDIT

Ngjarje horror/ Burri tenton të vrasë gruan, i ngul thikën por ç’ndodh më pas? Ngjarje merr rrjedhën e papritur (Pamjet)

Një ngjarje  tejet e rëndë është shënuar në Greqi ku një shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 45 vjeçe në një apartament në Karatsini.

Bëhet me dije se burri kishte qëlluar me thikë 45-vjeçaren në qafë dhe krah, dhe më pas kishte tentuar të vrasë veten.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kishin dëgjuar debatin e ashpër mes çiftit.

Policia kur ka mbërritur në vendngjarje është përballur me një pamje ‘horror’, ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe bashkëshortin e saj me thikën në bark, pasi kishte tentuar të vriste veten.

Nuk dihet ende se çfarë e ka çuar shqiptarin në një akt të tillë. Sakaq 45-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat