Mbrëmjen e shkuar imzot George Frendo është dërguar drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Barit, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të COVID.
Ditën e djeshme u raportua se mjekët i rekomanduan që të transportohet për në spital për mjekim më të specializuar për shkak të komplikacioneve respiratore.
Kujtojmë se edhe Kryepeshkopi Janullatos u transportua në gjendje të komplikuar shëndetësore në Greqi, pasi u infektua me koronavirus.