TË FUNDIT

Një ditë pas takimit me Ramën, Ilir Meta lëshon mesazhin e koduar: Sa herë kërcënohet…

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar 142 vjetorin Lidhjes së Prizrenit, që sipas tij, është një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat.

Meta ka dhënë dhe një mesazh të koduar duke thënë se fryma patriotike duhet të mbahet lartë sa herë në vendin tonë kërcënohet sovraniteti, liria dhe pavarësia

“Në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë, nga rreziku shovinist dhe platformat e aneksimit të territoreve. Vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen Sovraniteti, Liria dhe Pavarësia”, shkruan Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat