“Një lajm i mirë, burimet e mia më njoftojnë se…”. Fuga sapo na e zbuloi: Do paraqitem vullnetar për…

fug.jpg

Akademiku Artan Fuga me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se sapo të mbërrijë vaksina kundër Covid-19 në vendin tonë, do të jetë i pari vullnetar që do të kërkojë ta bëjë.

Postimi i plotë i Fugës:

Një lajm i mirë kundër Covid19! Burimet e mia, nëpërmjet rrjetit të informacionit prej dhjetra mijë vetësh të këtij profili, më njoftojnë se në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpëndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër virusi të Covid19.

Po sipas këtyre burimeve shumë të besueshme, thuhet se do të vaksinohet popullsia me transha prej 80 mijë vetësh në ditë. Duke përfshirë edhe ata që kanë tashmë një lloj imuniteti… si puna ime. Është fillimi i fundit të këtij kalvari, shpresohet!

Sapo të vijë vaksina në Shqipëri, do të paraqitem vullnetar për ta bërë vaksinën! Kush ka frikë se mos me anë të saj i injektojnë 5 G, le të hapi krahun! Unë nuk kam frikë sepse 5 G ma kanë injektuar me vaksinën kundër gripit sezonal.

Madje uroj ta kem 5 G e fortë sepse me këtë lidhje Interneti që kam në shtëpi, ndonëse e paguaj sa qimet e kokës, lidhja Internet më vjen me shkëputje, dhe kur shoh rregjistrimet me imazh më duket sikur jam duke ritransmetuar me ngadalësi ndonjë skenë goli në stadium. Dua dy orë të hap gojën. Hëpërhë nuk po e bëj publike logon e firmës ku jam klient sepse ende kam besim se do të japin cilësinë e shërbimit kundrejt pagesës!

Duan një vaksinë me 5 G! Hajde delir hajde!

Gjithsesi nga Gjermania na vjen lajm i mirë, nga poshtë, mbetet për ta verifikuar! Derisa të bëhet verifikimi i plotë i lajmit, mos bërtisni ende : Urrrrrrrah! Edhe pak durim, kurajo, pa frikë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303