Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës. Një tërmet ka rënë mëngjesin e sotëm, me magnitudë 3.6 e shkallës rihter dhe me epiqendër 17 km larg Corovodës dhe 33 km larg Korcës.
Lëkundja kishte 0 thellësi, gjë që mund të ketë bërë ndjeshmërinë më të lartë. Lëkundja u raportua në orën 06:23 të mëngjesit, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale.


