fbpx

Nuk ka më flokë të verdha! Donald Trump shfaqet me look të ri (Foto)

trump-4.jpg

Donald Trump ka qenë kryefjala e mediave këto ditë për shkak të zgjedhjve presidenciale në  Amerikë.

Vëmendje të madhe në mediat sociale po merr look-u i tij me ngjyrën e re të flokëve.

Në daljen e tij të parë publike që nga zgjedhjet presidenciale që u fituan nga Joe Biden, ish-presidenti i SHBA nuk është shfaqur bjond me ngjyrën e tij të zakonshme, por nuanca e flokëve të tij tashmë është gri.

Trump, duke folur për vaksinën e koronavirusit nuk tha asgjë rreth look-ut të ri, ngjyrë të cilin e kemi parë edhe më parë – por përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë për të komentuar pamjen e tij të re.

Shumë përdorues të Twitter shpërthyen me statuse ironike, duke shkruar se stresi pas humbjes së zgjedhjeve është i dukshëm edhe në ngjyrën e flokëve të tij.

Gjatë deklaratës së të tij të premten, Trump nuk përsëriti pretendimet e tij se në fakt ai i fitoi zgjedhjet, jo Bideni, por ngriti dyshime nëse një administratë tjetër do të menaxhonte pandeminë, duke përfshirë çdo mbyllje të mëtejshme.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303