fbpx

“Nuk ka vjedhës mbi…”. Pas Ramës reagon Çani, i gjen 2 hajdutët që…

“Ju thoni se politikanët janë të gjithë hajdutë, por harojeni, nuk ka vjedhës dhe gënjeshtarë mbi dy metra”. Ishte kjo deklarata e Kryeministrit Rama në emisionin “Opinion”.

Kjo shprehje e kryeministrit u pasua me një sërë ‘meme’-sh online, ku ndjekësit i gjenin kryeministrit hajdutë ‘dy metra të gjatë’.

Po ashtu në emisionin “Zonë e lirë”, Arjan Çani ka gjetur dy amerikanë të dënuar me burg si hajdutë. Njëri një ish basketbollist që grabiti paratë me anë te një shoqate bamirësie, dhe tjetri një ish punonjës i Google që vodhi dosjet dhe ja shiti nje kompanie konkurente.