Pedagogu Erion Kristo ka qenë dje i ftuar në emisionin “Arena”, ku foli për situatën e krijuar nga COVID-19 dhe theksoi se është pro masave, por jo të trajtohet si një idiot.
“Unë e them haptazi që nuk jam kundër masave, i kam respektuar, por nuk mund të pres të më çajnë dërrasat. Nuk mund të pres që disa njerëz që paguhen me taksat e mia të më thonë “je idiot”, nëse nuk e kanë kuptuar që jemi në demokraci, të kthehen te Enver Hoxha, se varrin aty e kanë.
Di që qytetarë realistë, duan që të ketë më shumë kujdes, por nuk mund të ketë turma pushkatarësh. A jemi pro masave, por me logjikë. Ujku është virusi, por ka qindra çakej përreth nesh. Duhet kujdes në trajtimin e kësaj çështje, nuk mund të ketë vetëm një masë: mbylla brenda, por asnjë masë ekonomike dhe sociale”, tha ai.

