TË FUNDIT

Nuk përballoi dot krizën e Covid-19, Ministri i Financave vetëvritet para një treni

Ministri i Financave në Hesse të Gjermanisë, Thomas Schafer, u gjet i vdekur në një stacion treni në qytetin Hochheim, ndërsa trupi i tij ishte i paidentifikueshëm për shkak të dëmtimit të madh.

Thomas Schafer, i ka dhënë fund jetës pasi s’ka përballuar dot krizën e shkaktuar për shkak të Covid-19.

Sipas mediave gjermane, Schafer kishte lënë pas një letër, e cila ende nuk është bërë publike.

Ministri ishte shfaqur rregullisht në publik ditët e fundit për të dhënë përditësimet për financat gjatë krizës financiare, megjithatë burime të afërta pranë tij kishin treguar se ai kishte shqetësime të dukshme.

Schafer la pas bashkëshorten e tij dhe dy fëmijë.

Thomas Schafer ishte Ministër i Financave të Gjermanisë për gati 10 vjet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat