“O babi ai te shtëpia më nxorri…te zo*u poshtë më…”. Babai i 5-vjeçares së abuzuar seksualisht rrëfen detaje të rënda

baba.jpg

Një ngjarje e rëndë tronditi Beratin dy muaj më parë ku një vajzë 5-vjeçare u ngacmua seksualisht nga fqinji 48-vjeçar. Babai i të miturës ka qenë sot në emisionin “Historia Ime” dhe rrëfeu për herë të parë gjithë ngjarjen dhe mënyrën se si mësoi lajmin e hidhur.

Babai i vogëlushes u shpreh se ishte nëna e vajzës ajo që kuptoi gjithçka dhe pas bisedës me vajzën arritën të mësonin çfarë i kishte ndodhur.

“Vajza më tha që është një llaf që nuk thuhet në faktikisht. Vajza më tha: ‘O babi ai kur më mori te shtëpia më tha mua më nxorri…. Më tha ta fuste te goja tha, te zogu poshtë më tha, mua më fuste gishtat. Unë po qaja po ulërisja”, kështu më tha vajza. Unë nuk e pranoja vetë, po kur ma tha me gojën e saj, biles atje ishte dhe një psikologe, edhe ajo u habit, se nuk e priste një gjë të tillë.”, rrëfeu i ati.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi 2 muaj më parë, në 22 Qershor mos gaboj?

Babai: Po, para dy muajsh, ajo kohë ka qenë. Unë faktikisht nuk kam qenë në shtëpi në atë moment. Kur shkoj në shtëpi nga ora 4 pasdite. Shkoj në shtëpi shikoj nusen të shqetësuar, po qante. U habita, thashë çfarë ka ndodhur. E pyes: Çfarë ke? Më tha nuk është gjë e mirë ta them. Çfarë ke i thashë, fol. Filani më tha ka kapur vajzën e vogël, e gënjeu, e mori në shtëpi.

Vajza nuk i kishte treguar ashtu siç duhej dhe më pas pa mbathjet që i kishte… Edhe aty dyshoi ajo dhe tha që filani, e tha me emër. Çfarë thua i thashë, u bëra gati ta takoja. Ajo tha mos ik, se nuk është tek shtëpia, se vajta unë dhe nuk është. Vajta unë tek shtëpia e atij personit, dera mbyllur. S’po besoja faktikisht, e mora çupën me të gënjyer që të më tregonte ndonjë gjë. Ajo po qante kishte dhimbje. Edhe i thashë të keqen babi, çfarë ke ti, ku ishe?

Që ta gënjeja të nxirrte ndonjë fjalë. Edhe më tregoi disa gjëra ekstreme që nuk mund t’i them. Aty i thashë nuses bëhu gati të vemë në spital, t’i bëjmë një kontroll ta shikojmë. Tha doktori çfarë keni? I thashë më ka ndodhur një hall dhe i thashë. Më tha doktori: Këtë punë nuk e bëj unë dot vetëm, duhet të mblidhemi këtër doktora këtu dhe do ta shikojmë këtë gjë. Ti duhet të lajmërosh policinë tha. Në rregull i thashë unë. Lajmërova policinë, të plotëfuqishmin e lagjes.

E panë vajzën kishte shenja dhe më tha ka abuzuar tek vajza, por nuk ka arritur deri në fund, por ka bërë zarar. U mërzitëm aty. Policia më tha e njeh personin. Po i thashë unë. Në rregull më thanë, do të marrim në telefon, se do ta gjejmë, mos ki merak. Kam pritur deri në 10 e gjysmë-11 të natës sa e mori policia. Vajta në polici prapë, kallëzova, dhashë informacionin si ndodhi dhe pres tani të dalë dënimi i gjyqit të personit.

Mirela Milori: Personi e ka pranuar atë që ka bërë?

Babai: Ai faktikisht, oficeri i policisë më tha do të thërrasë Prokuroria këto ditë. Mua nuk më njoftuan ata, nuk zgjati 72 orë dhe ky kishte bërë një gjyq paraprak si quhet…

Mirela Milori: Është marrë në pyetje?

Babai: Po është marrë në pyetje dhe e kishte pranuar me dëshirë të madhe: Po e kam bërë tha, nuk ishte penduar. E kam gënjyer vajzën e mora tek shtëpia, përjashta aty. Kishte marrë disa kumbulla, nuk e di, ëmbëlsira. I kishte hedhur dorën në qafë, për dore e kishte marrë lart. Nusja mua në atë kohë më shikonte televizorin, me idenë se vajza ishte në dhomë tjetër. Edhe kështu tek gjyqi e kishte pranuar me qejf ai. Po është e vërtetë i kishte thënë.

Mirela Milori: Ti e njihje këtë person? Si ka qenë raporti juaj?

Babai: Unë këtë person e njoh, se vëllai i këtij personi ka bashkëjetuar me motrën time për 8-9 vite. Ajo po bën gati 2 vjet që nuk bashkëjeton më.

Mirela Milori: Si e ke njohur këtë person?

Babai: Unë këtë person kishim një ditëlindje një radhë në shtëpi, kur ishte motra me të vëllanë e tij në shtëpi e ftuam në shtëpi. Ka hyrë dhe ka dalë dhe disa herë të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303