“O zot të lutem në gjunjë”. Rama zbulon si është e vërteta e arrestimit të tij në Itali

si-eshte.png

Kreu i qeverisë Edi Rama ka sqaruar se si është e vërteta e deklaratës së tij, për një sherr që kishte bërë në vitet 90 në Itali.

Edi Rama: O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

Rama për mediat italiane:

Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti.

scroll to top