fbpx

OBSH: Vjeshtë e vështirë, rekord i infektimeve të reja

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar gati 308 mijë raste pozitive në 24 orët e fundit, niveli më i lartë i matur ndonjëherë.

Në të njëjtëjn kohë, sipas saj, ka pasur 5.500 vdekje të reja, ç’ka e çon në mbi 917.400 bilancin e viktimave nga kjo sëmundje. Në botë sot, janë konfirmuar pothuajse 29 milionë të prekur.

Parashikimet e OBSH-së janë të zymta.

Sipas drejtorit të saj për Europën, Hans Kluge, në kontinentin e vjetër do të ketë një shtim të ndjeshëm të vdekjeve në muajt tetor-nëntor.

“Situata do të vështirësohet shumë”, tha ai.