13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Oh zot, ishte si shpërthim, nuk…”. IGJEUM reagon urgjent pas tërmetit që tmerrroi qytetarët

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka dalë pak minuta pas tërmetit që tmerroi mbrëmjen e djeshme vlonjatët.

Sipas IGJEUM, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.6 rihter, me thellësi 25 kilometra dhe me epiqendër në Gadishullin e Karaburunit. Tërmeti është regjistruar në orën 23.14 minuta, pak para mesnatës, dhe është ndjerë shumë në qytetin bregdetar të Vlorës për shkak dhe të afërsisë.

Kurse sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane e Tërmeteve, lekundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 ballë, me epiqendër në Detin Adriatik.

Reagimet dhe paniku i qytetarëve kanë qenë të shumta, disa prej tyre e kanë ngatërruar dhe me shpërthim.

“Po kemi dal jashte, Zoti i ruajte atje ku kishte epiqendren”, shkruan një qytetare. “Shum i fort por zgjati shum pak”, vijon një tjetër. Ndërkohë, një i ri thotë “Ish si shperthim jo normal, termet nuk ish.”

“U duk si shperthim, lekundje e forte dhe nuk te jepte kohe te reagoje.Oh zot mbaj doren.”

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat