Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike për disa orë.
OSHEE njofton se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera në Selitë.
Sipas OSHEE-s, në datën 23 qershor, gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”.

