fbpx

Padi ndaj Dvoranit, Rama i kthehet ‘dhëmb më dhëmb’ Metës, e tall keq para gazetarëve

or.jpg

Pas votimit në zgjedhjet e PS-së për delegatët, kryeministri Rama foli edhe për padinë që presidenti Meta do të bëjë për kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

“Mbase nuk më dëgjuat por unë s’dua që ne të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum për çështje që nga njëra anë janë shumë të qarta e nga ana tjetër tani duhet tu përkasin proceseve legjitime e ligjore. Gjithçka mund të bënim e bëmë dhe të linjëzuar 100% me ata që janë mbështetësit e garantët e reformës në drejtësi SHBA dhe BE.

Është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë por fatkeqësisht Ilir Meta edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë. Më kujton atë që iu kam thënë më parë Xhike Qamilin që thoshte sa të kem këtë e atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë”, u shpreh Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303