Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një njoftimi ka bërë me dije se dita e sotme deri në orën 12:00, shënon afatin e fundit për aplikimin e ‘pagës së luftës’ nga paketa financiare e parë, ndërsa ka theksuar se vijon procesi i trajtimit të ankesave dhe kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve.
Njoftimi i DPT:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.1 “VKM nr.254 datë 27.03.2020”, është në oren 12:00 të datës 18.04.2020, Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve.
Ky proçes do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësine maksimale. Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qënë e nevojshme të ndjekin proçedurën e riaplikimit.

