TË FUNDIT

Pamje të rënda/ 4 djemtë rrahën për vdekje të riun, por çfarë bënë pasi e shtrinë në tokë? Video

Pamje të rënda kanë dalë nga ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Gjirokastër ku 4 djem goditën me sende të forta në kokë Gjergj Hasan Ajmasin, 35 vjeç duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Por menjëherë pasi kuptuan se ai ishte pa ndjenja, ata ia mbathën për tu rikthyer sërish pas disa sekondash. E kontrolluan sërish dhe kuptuan se nuk po shfaqte shenja jete. Pòlicia njoftoi ditën e djeshme se viktíma u gjet nga kalimtarë të rastit ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar disa persona.

Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër erdhi një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhej një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e pòlicisë dhe shërbimet spítalore dhe transportuan këtë shtetas për në spítal, ku gjatë rrugës humbi jetën, raportuan burime zyrtare të pòlicisë.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën dyshohej se ishte gòditur me sende të fòrta. Në vendngjarje ndodhet grupi hetímor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat