Pamje të trishta janë ato të pacientëve të tmerruar nga flakët që përfshinë spiotalin e Durrësit.
Pavijoni i Kardiologjisë dhe aty ku trajtohen personat me probleme te veshkave është përfshirë nga flakët.
Pacientët dalin me shpejtësi nga spitali dhe infermierët me dyshekë në krahë nxitojnë të shpëtojnë ç’të mundin nga flakët.
Për fat nuk raportohet të ketë persona të lënduar në pavijone. Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.
Menjëherë është bërë evakuimi i personave të shtruar ndërkohë forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.
Mësohet se, rreth 80 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

