Parashikimi i motit, 11 janar 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se gjatë ditës së sotme vranësirat do të vijnë në dendësim.

Pjesa e parë e ditës mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësirat shfaqen, ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të vendit, duke sjell reshje shiu dhe dëbore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 3 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.

Përgjatë maleve do të shfaqen reshjet të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu.

Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.