Parashikimi i motit, 16 nëntor 2019

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të Lartë (A) atmosferik  me qendër kryesore në Evropën Verilindore cila po do të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.

Moti për ditën e sotme do të  jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të përkohshme. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  8/17°C

Zonat e ulëta  14/23°C

Zonat bregdetare 15/21°C