Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga aktiviteti i qëndrës me presion të ulët (U) atmosferik e cila do të rikthejë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të pastabilizuar me rreshje shiu.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës në Jug dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Lindje (E) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në mëngjes dhe rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 4/13°C
Zonat e ulëta 5/19°C
Zonat bregdetare 10/19°C

