Parashikimi i motit, 30 dhjetor 2019

Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e rrymave ajrore të ftohta arktike të cilat  po japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke mbajtur temperatura të ulëta në fundin e Dhjetorit.

Ditën e sotme masa ajrore e ftohtë arktike do të prekë të gjithë vendin, moti do të jetë me kthjellime por i ftohtë.

Era do të jetë drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -7/1°C

Zonat e ulëta  -6/8°C

Zonat bregdetare 1/9°C