TË FUNDIT

Pas Ballshit, mbyllin pas 16 ditësh grevën e urisë edhe punonjësit e Poçemit

Pas naftëtarëve të Ballshit, ka përfunduar  dhe greva e urisë për punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit.

Pas 16 ditëve në grevë për 27 pagat e prapambetura punonjësve të Poçeimit i është premtuar nga kompania kalimi i 3 pagave në bankë.

Punonjësit e cilësojnë këtë si një hap optimist, ndërkohë kërkojnë kalimin e 7 pagave të plota në një afat kohor prej 20 ditësh. Në të kundërt ata pohojnë se do të rikthehen sërish në grevë.

Në datën 1 mars punonjësve të Poçemit i është thënë se do të nënshkruajnë një kontratë të re.

Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit varen nga të njëjtat firma ‘Bylys dhe Tosk Energji” te Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronarë, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe tek punonjësit.

Këta të fundit, pavarësisht se nuk janë paguar, kanë vijuar punën duke mos lënë pa energji dhe ujë disa fshatra.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat