TË FUNDIT

Pas fejesës, J.Lo dhe A-Rod punojnë së bashku

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez që janë fejuar pas dy vjetësh lidhje dashurie janë gati të ndërtojnë një familje dhe të ardhme së bashku.

“Ne jemi shumë të lumtur”, ka thënë Lopez për revistën People, vetëm pak ditë pasi Rodriguez e kishte befasuar me propozimin për fejesë me një unazë diamanti 16 karatëshe gjatë pushimit të tyre romantik në Bahamas.

“Ne e vlerësojmë shumë momentin në të cilin jemi në jetën tonë sot dhe këtë po e shijojmë më së shumti”, ka thënë Rodriguez.

Një nga punët e para të çiftit më të njohur është të kthehen në punë.

Pasi janë kthyer në New Yorku nga pushimi i tyre, ikona 49 vjeçare e muzikës pop dhe ylli 43 vjeçar i bejsbollit kanë treguar se ata do të fillojnë të punojnë së bashku.

J-Rod kanë  njoftuar se ata do të kenë një bashkëpunim në botën e modës pasi çifti janë përzgjedhur si fytyrat e reja të markës së syzeve Quay Australia.

Përveç se kanë pozuar së bashku për fushatën e re të kësaj marke të njohur të syzeve, dyshja kanë qenë inspirim edhe për dy koleksione të Quay Australia – Quay x JLo dhe Quay x ARod. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat