fbpx

Pas Shqipërisë, tërmeti i fortë godet Greqinë

Një tërmet i fortë ka rënë sot në Lefkada gjate oreve te para te mengjesit.

Mediat greke shkruajnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 në shkallën Rihter, sipas matjes përfundimtare të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Lëkundjet u regjistruan në orën 8 e 10 me kohën lokale, dhe epiqendra ishte 14 km në jug-perëndim të Lefkadas (Greqi).

Thellësia e tërmetit ishte 10 km.