Pas tradhtisë Jordyn tregon gjithçka në lidhje me Tristian

Screenshot_4.jpg

Jordyn Woods flet për herë të parë publikisht për skandalin e flirtimit me Tristan Thompson dhe pranoi se ai e puthi në buzë. 21-vjeçarja u shfaq në një intrevistë me Jade Smith, ku tregoi anën e saj të historisë për lidhjen me ish-partnerin e Khloe Kardashian.

Ajo pranoi se shkoi në një festë në shtëpinë e basketbollistit:

“Ai më puthi mua… asnjë pasion, nuk u shty nga asgjë, thjesht më puthi. Nuk ishte një puthje me gjuhë”.

Ajo tregoi simpatinë e saj për Khloe-n dhe për mënyrën sesi ajo ka përballuar marrëdhënien me Tristan. Por Jordyn siguroi se nuk ishte ajo arsyeja që çifti u nda.

“Nuk jam një shkatërruese familjesh. Nuk do të lëndoja kurrë familjen e dikujt, sidomos të dikujt që e dua dhe që ka një vajzë të bukur. Nuk do të përpiqesha kurrë të merrja mashkullin e dikujt, nuk do të doja të isha në situtën e tjetrës. Thjesht lëndova kaq shumë njerëz duke mos u thënë të vërtetën. Nuk jam unë arsyeja që Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë, tani e di që kjo situatë mund ta ketë bërë më të vështirë për të që të jetë me Tristan, por s’jam unë arsyeja”, tha Jordyn.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303