Motra Felicite e Louis Tomlinsit njërit prej anëtareve të grupit One Direction, është gjetur e vdekur në shtëpi nga një atak në zemër. Ajo vjen pasi mamaja e tij Johannah vdiq nga leuçemia në vitin 2016.
Louis ka mbetur “i shkatërruar dhe i tronditur” nga vdekja e Felicit.
Ajo ka nderruar jere pas një sulmi të dyshuar në zemër në apartamentin e saj në katin e katërt në Earls Court, në perëndim të Londrës, të mërkurën në mesditë.
Modelja dhe influencuesja e mediave sociale dyshohet se ndërroi jetë pas një ataku në zemër.
“Në këtë fazë ende nuk dihet arsyeja e saktë. Autopsia do të bëhet në kohën e duhur”, thuhej në deklaratën nga policia.
![]()
Ajo postoi për herë të fundit në Instagram, ku ka mbi 1.3 milionë ndjekës, të dielën e 10 marsit.
“Nuk e di pse dukem kaq e shokuar”, shkruante Felicite në mbishkrimin e fotos, ku pozonte para pasqyrës.
Louis mësohet se do të performonte këtë fundjavë këngën “Two of us”, e realizuar në kujtim të nënës së tij të ndjerë.
“Nuk do ta dish kurrë sesa më ka marr malli/ Ditën që të morën, do të doja të isha unë në vendin tënd”, thuhet ndër të tjerash në tekstin e këngës.
![]()
Nëna e tij Johannah u nda nga jeta në moshën 43-vjeçare në 2016-n, pas një beteje të gjatë me leuceminë.
![]()
Këngëtari ishte shprehur për mediat se e kishte shumë të vështirë ta performonte këngën para motrave të tij Felicite, Charlotte, Daisy dhe Phoebe.
![]()

