fbpx

PD shpërthen ndaj Edi Ramës: Boll me mashtrimet 3D

rama-1-1-770x419.png

Pak pas deklaratës së Kryeministrit Rama se ëndrra lidhur me rrugën e Arbërit do të bëhet realitet në verën e 2021, ka ardhur dhe reagimi i PD.

Ish-deputetja, Dhurata Çupi, deklaron se pamjet e publikuara nga Kryeministri janë 3D.

Çupi thekson se rruga e Arbrit duhet të kishte mbaruar në mandatin e parë të Edi Ramës, por ai vazhdon të mashtrojë dibranët dhe qytetarët e tjerë me video 3D.

“Rruga nuk ka mbaruar, sepse Edi Rama është një kryeministër i dështuar, që për 8 vjet, nuk bëri asgjë për zonën e Dibrës.

Rrugën e Arbrit e gjeti të nisur dhe jo vetëm nuk e ka mbaruar pas 8 vjetëve, por e ka mbidyfishuar vlerën e punimeve.

Edi Rama nuk di të punojë, por vetëm të vjedhë me klientët e tij. Rruga e Arbrit është e destinuar të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Ne që e nisëm, ne do ta mbarojmë dhe paratë e vjedhura me tendera të fryrë do t’u kthehen qyyetarëve”, shkruan Çupi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303