TË FUNDIT

“Për turp e faqe të zezë”. Shpërthen ish-ministri: Shtet i degjeneruar

Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar për Ora News se nga Presidenti, te Kryeministri e deri te Ministrat marrin rrogën kot sepse e kanë shkrirë shtetin.

“Çfarë është ky eksperiment, shkrihet gjykata, duartrokitet nga ndërkombëtarët?! Ky është një budallallëk! Faleminderit për ndihmën dhe lekët që vetë i japin e i marrin. Ka 3 vite vendi pa gjykatë kushtetuese. Ka 4 vite pa Gjykatë të Lartë, prandaj bën qejf qeveria. U mbyll edhe gjykata e apelit. Pa apelin nuk ka gjyqe më. Një shtet pa gjykata nuk është më shtet, pushtet po. Ky është një shtet pa komandë, i degjeneruar komplet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat marrin rrogën kot se e kanë shkrirë shtetin. Të gjithë kanë bërë një krim të madh që është shkatërrimi i shteti. Është thënë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet dhe ja ku jemi në vitin 2020, për turp e faqe të zezë. Të dalim të bëjmë shqiponjën si laraska dhe ta quajmë veten shtetar”, u shpreh ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat