TË FUNDIT

Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, Manastirliu del urgjent, zbulon vendimin e Komitetit të Ekspertëve, ja ç’do ndodhë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për media ka bërë me dije se pavarësisht përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, rregullat nuk do të ndryshojnë. Ajo njoftoi gjithashtu heqjen e kufizimit për transportin publik, por me rregulla strikte.

“Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë që do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës. Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat