fbpx

Përplasje të forta Gjuzi-Ruçi: Ti as veten tënde nuk votove, ‘opozita e Lanës’ të…

po-te.jpg

Nuk kanë të sosur përplasjet mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Që në nisje të seancës plenare, kanë filluar replikat mes tyre.

Ka qenë deputeti Gjuzi ai që ka marrë fjalën në Kuvend ku deklaroi se po shkelet Kushtetuta lidhur me diskutimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Jemi në gjendje të jashtëzakoshme, s´mund të diskutoni mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor në atë këshillin Politik. Ne jemi opozita e përgjegjshme, pse na injoroni, pse quani opozitë atë që do të rrijë te Lana?

Që kur kemi ardhur ne në Parlament nuk ka në sallë as shiringa, as bojë as gjëra të tjera të paligjshme, pasi ne jemi të përgjegjshëm. Më vjen keq edhe me disa diplomatë që duan të na caktojnë ne kush është lideri i opozitës”, tha Gjuzi.

Në replikë me të, kryeparlamentari Ruçi tha se:

“po të mos ishte ajo që ti e quan “opozita e Lanës” nuk do të ishe sot në Kuvend. Meqë e përmend shumë atë partinë tënde Konservatore, para dy vjetësh ishe në zgjedhje dhe more zero vota. As për veten tënde nuk votove”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303