23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Përse Justin Bieber po qëndron sa më larg Selenës?

spot_img

Me sa duket Justin Bieber dhe Selena Gomez kanë më shumë histori se Lufta e Dytë Botërore. Ata janë lidhur dhe ndarë disa herë që prej fillimit të lidhjes së tyre deri kur Bieber vendosi të martohej me Hailey Baldwin. Dhe duket sikur tani nuk mund të jenë kurrë në të njëjtën dhomë, sepse Bieber thuhet se ka marrë vendime të qarta për të qëndruar larg, madje sa më larg nga Gomez, për t’i qëndruar “besnik” ndaj bashkëshortes së tij Baldwin.

“Justin i ka qëndruar larg Selenës për të qenë besnik ndaj Hailey,” ka thënë një burim për Us Weekly. Burimi gjithashtu shtoi se Gomez dhe Bieber “nuk kanë folur kohët e fundit.” Bieber dhe Gomez ishin lidhur së fundmi në mars të vitit 2018, vetëm tre muaj para se Baldwin dhe Bieber të lidheshin së bashku.

Martesa e tyre ishte një lajm mjaft i keq për Gomez, e gjithashtu një situatë mjaft e vështirë për t’u kapërcyer. Por pas trajtimit për problemet e shëndetit mendor dhe një pauzë nga rrjetet sociale, Gomez tashmë duket më e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë. Ajo ka kaluar kohë duke festuar miqtë dhe duke punuar në shëndetin e saj fizik dhe mendor, si dhe duke përgatitur këngë të reja. Ajo sapo ka bërë publike këngën e re  ‘I can’t get enough’ në bashkëpunim me Benny Blanco, Tainy dhe J. Balvin./real-news.tv/

 

View this post on Instagram

I Can’t Get Enough is out now! Link in bio @itsbennyblanco @tainy @jbalvin

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat