TË FUNDIT

Plagosja e 32-vjeçarit, Policia jep njoftimin, ja ç’ndodhi 2 javë pas ngjarjes

Dy javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën, ku një 32-vjeçar mbeti i plagosur. Por ditën e sotme, është bërë e mundur arrestimi i autorit.

Policia njofton se falë bashkëpunimit me qytetarët është vënë në pranga E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat