fbpx

Plas arma në Shkodër, një grua dhe një burrë qëllojnë nga motorri, detajet e rënda…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në fshatin Vukatanë të Shkodrës, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me armë drejt një mjeti që ka qenë në lëvizje.

Burimet bëjnë me dije se një nga autorët ka qenë një femër e veshur me të bardha.

Nuk dihet ende identiteti i dy autorëve dhe as objektivi i këtij atentati. Policia njofton se nuk ka persona të lënduar nga të shtënat, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, duke punuar për zbardhjen e shkaqeve.